TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Shtator 2023, 11:11

Tentuan të kalonin kufirin me lëndë narkotike, arrestohet 22-vjeçari nga Kosova; procedohet penalisht shoku i tij

Shkruar nga Pamfleti

Tentuan të kalonin kufirin me lëndë narkotike, arrestohet

Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë një 22-vjeçar, pasi tentoi të dilte nga vendi ynë, me një sasi lënde narkotike të fshehur në automjet.

Policia bën me dije se është proceduar në gjendje të lirë një 21-vjeçar, banues në Kosovë.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve të DVP Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin K. H., 22 vjeç, banues në Kosovë dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. S., 21 vjeç, banues në Kosovë, pasi gjatë kontrollit në automjetin me të cilin udhëtonin këta dy shtetas, në dalje të RSh-së, në pkk Muriqan, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin”, njofton policia.

kanabis kosove arrestim

Lini një Përgjigje