TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Shtator 2023, 11:21

Detaje të reja nga krimi në Tiranë/ 40-vjeçarja që vrau me thikë motrën ishte mësuese Gjuhë-Letërsie

Shkruar nga Pamfleti
Detaje të reja nga krimi në Tiranë/ 40-vjeçarja që
Marsela Pushani

Marsela Pushani 40-vjeç është arrestuar ditën e djeshme pasi ka vrarë me thikë motrën e saj Amanda Pushani.

Ajo ka deklaruar në polici se e ka kryer vrasjen në kushtet e vetëmbrojtjes. Marsela Pushani, 40 vjeç, ka dëshmuar se motra prej më shumë se 10 vitesh ishte e alkoolizuar dhe kishin debatuar që ajo të linte alkoolin.

40-vjeçarja pretendon se motra kishte marrë thikën dhe e kishte kërcënuar se do ta vriste atë dhe mamanë, për këtë arsye e ka qëlluar me thikë në kushtet e vetëmbrojtjes.

Marsela Pushani ka mbaruar studimet për Gjuhësi në Universitetin e Tiranës dhe aktualisht ishte mësuese Gjuhë Letërsie.  

 

marsela pushani krimi në tiranë

Lini një Përgjigje