
Mesnatën e djeshme në lagjen Zogaj, një banesë është përfshirë nga flakët e cila është djegur plotësisht. Si pasojë e zjarrit ka humbur jetën një 52 vjeçar, ndërkohë që bashkëshortja e tij ka mundur të dalë nga banesa pa dëmtime.
Një komshi i çiftit që iu dogj shtëpia ka treguar edhe momentet e zjarrit dhe përpjekjet për ti ardhur në ndihmë çiftit ku fatkeqësisht burri 52 vjeçar humbi jetën ndërsa arriti të shpëtonte bashkëshortja e tij.
‘’Në orën 2 pa një çerek ka dalë e shoqja jashtë duke kërkuar ndihmë. Sepse vetëm unë e kam komshi. Tu bërtit o Riza o Riza, hajde se u dogj burri. Djali ka ardhur e ka mbetur shakull në oborr prej trishtimit duke kërkuar ndihmë për të atin. Kam ardhur me djalë e me gru, jam futur deri në katin e parë te shkallat duke thirr emrin e të shoqit o Bahri.
Nuk është përgjigj. Kam marrë me u ngjit në kat të dytë, më ka dal tymi e flaka përballë. Ka ardh djali pastaj më një shok të vetin, janë ngjitur deri lart dhe kanë qenë duke ngel atje lart prej tymit.
Kam marrë zorrën e ujit dhe jam munduar për me e fik zjarrin. Kemi lajmëru zjarrfikësen, ato mund të kenë ardhur pas 40 minutash’’, tha një nga komshinjtë që u përpoq të ndihmonte çiftin.
Lini një Përgjigje