TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Prill 2024, 08:58

Aksidentoi për vdekje 54-vjeçaren, arrestohet punonjësi i firmës së pijeve alkoolike në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Aksidentoi për vdekje 54-vjeçaren, arrestohet punonjësi i

Një 56-vjeçar, punonjës në një firmë për shpërndarjen e pijeve alkoolike është arrestuar nga Policia e Tiranës. Sipas informacioneve mësohet se i arrestuari është Refik Sokoli, banues në Tiranë.

Ai ka qenë duke sistemuar disa paleta me një mjet pirun dhe në rrethana të paqarta ka aksidentuar për një 54-vjeçare, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.

U arrestua R. S., 56 vjeç, banues në Tiranë, punonjës në një firmë për shpërndarjen e pijeve alkoolike. Ditën e djeshme, në ambientin e tij të punës, gjatë sistemimit të disa paletave me një mjet pune pirun, janë rrëzuar dy paleta të cilat kanë zënë poshtë shtetasen K. B., 54 vjeçe Si pasojë e dëmtimeve të marra 54-vjeçarja ka ndërruar jetë më pas në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje