
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 52-vjeçar ka humbur jetën pasi banesa e tij u shkrumbua nga flakët.
Sipas policisë, kryefamiljari Jakup Çotaj ka humbur jetën ,ndërsa bashkëshortja e tij ka mundur të dalë nga banesa pa pësuar dëmtime nga zjarri. Ngjarja u regjistrua rreth orës 02:10 në lagjen Zogaj.
Dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.
"Shkodër/Informacion paraprak. Rreth orës 02:10, në lagjen Zogaj, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit J. Ç., 52 vjeç, e cila është djegur plotësisht.
Si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën shtetasi J. Ç, ndërsa bashkëshortja e tij ka mundur të dalë nga banesa pa pësuar dëmtime nga zjarri.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit", njofton policia.
Lini një Përgjigje