TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Prill 2024, 11:41

Kthyen stanin në ‘shtëpi bari’ në Lezhë, gjykata merr vendimin për vëllain e deputetit Eduard Ndreca

Shkruar nga Pamfleti

Kthyen stanin në ‘shtëpi bari’ në Lezhë,

Gjykata e Lezhës ka vendosur masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për Armand Ndrecën, vëllain e deputetit Eduart Ndreca. Sipas gjykatës, nuk ka prova që Ndreca të jetë i përfshirë në kultivimin e kanabisit.

Ndërsa për dy të tjerët, Armel Nikdukaj dhe Elvis Shpellzai gjykata e Lezhës ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg". 

Armand Ndreca u arrestua më 10 prill për kutivim të lëndëve narkotike, pasi kishte përshtatur një stan për kultivimin e bimëve narkotike.

Ndreca u arrestua pas një operacioni antidrogë ku u gjet një stan i kthyer në ‘shtëpi bari’. Arrestimi i vëllait të deputetit socialist erdhi pas një hetimi disamujor të Policisë së Lezhës për kultivimin e kanabisit në pyjet e Kashnjetit. Në pranga ranë gjithashtu kunati i Armando Ndrecës, Armel Nikdukaj, 27 vjeç dhe Elvis Shpellzai 28 vjeç. Ata u kapën në stanin që kishin përshtatur si ‘shtëpi bari’.

Nikdukaj dhe shoku i tij Shpellzai janë mbajtur në vëzhgim prej disa mujash. Ndrësa Ndreca ra në ‘grackën’ e Policisë, pasi duke përgjuar telefonin e kunatit Armel Nikdukajt është regjistruar edhe një telefonatë me Armando Ndrecën. Gjatë marrjes në pyetje vëllai i deputetit ka deklaruar se nuk ka lidhje me drogën.

Gjatë operacionit u sekuestruan 2973 bimë narkotike, disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi dhe tre celularë. Ndërsa gjatë kontrollit në banesat e Nikdukajt dhe Shpellazit në qytetin e Koplikut u sekuestruan 3 armë të ftohta dhe një maskë.

Lini një Përgjigje