TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Prill 2024, 10:27

Stani me drogë në Lezhë, sot jepet vendimi i Gjykatës për vëllain e deputetit socialist, Armando Ndreca

Shkruar nga Pamfleti

Stani me drogë në Lezhë, sot jepet vendimi i Gjykatës

Armel Nikdulaj dhe Elvis Shpellazi, të cilët u arrestuan disa ditë më parë për kutivim të lëndëve narkotike, dolën sot para Gjykatës së Lezhës.

Ndërsa vëllai i deputetit socialist Eduart Ndreca, i cili u arrestua si bashkëpuntor me dy të tjerët, pritet të dalë para gjykatës në orën 11:00. Të arrestuarit kishin kthyer një stan, për kultivim kanabisi me llampa.

Armando Ndreca , punonjës i Drejtorisë Rajonale të Hetimit Tatimor në Shkodër, njëherësh vëllai i deputetit socialsit të qarkut të Lezhës,  është ndaluar nga policia me dyshimin se është përfshirë në kultivimin e kanabisit.  Ndalimi i vëllait të deputetit socialist erdhi pas një hetimi disamujor të Policisë së Lezhës për kultivimin e kanabisit në pyjet e Kashnjetit. Policia ndërhyri të mërkurën dhe arrestoi në flagrancë kunatin e Armando Ndreca, Armel Nikdukaj, 27 vjeç (kunati i Ndrecës) dhe shoku i tij Elvis Shpellzai 28 vjeç.

Si Nikdukaj ashtu dhe Shpellzai u kapën në stanin që kishin përshtatur në shtëpi bari.  Gjatë operacionit u sekuestruan 2973 bimë narkotike, disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi dhe tre celularë. Ndërsa gjatë kontrollit në banesat e Nikdukajt dhe Shpellazit në qytetin e Koplikut u sekuestruan 3 armë të ftohta dhe një maskë.

Burime nga grupi hetimor bënë të ditur se oficerët e antidrogës kanë mbajtur në vëzhgim prej disa muajsh dy kultivuesit e kanabisit. Po kështu telefonat e tyre kanë qenë në përgjim, ku Armel Nikdukaj ka folur me kunatin e tij Armando Ndreca. Nuk dihet ende roli i tij në këtë veprimtari kriminale, pasi policia nuk ka komunikuar masë arrestin për Ndrecën, por e mban të shoqëruar në cilësinë e personit të dyshuar për veprimtari kriminale. Gjatë marrjes në pyetje vëllai i deputetit ka deklaruar se nuk ka lidhje me drogën.

 

armando ndreca

Lini një Përgjigje