TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Prill 2024, 09:16

52-vjeçari humbi jetën nga zjarri, publikohen pamjet e banesës së shkrumbuar në Shkodër! (Video)

Shkruar nga Pamfleti
52-vjeçari humbi jetën nga zjarri, publikohen pamjet e banesës
Foto ilustruese

Janë publikuar pamjet e para nga shtëpia e cila u dogj në Shkodër dhe ku humbi jetën një 52-vjeçar. Në banesë jetonin vetëm 52-vjeçari, Jakup Çotaj së bashku me bashkëshorten, kjo e fundit ka mundur të dalë nga banesa pa pësuar dëmtime nga zjarri.

Një video vihet re qartë se banës është shkrumbuar plotësisht dhe nuk ka mbetur gjë tjetër veç mureve rrethuese.

Kujtojmë se policia ka njoftuar se ngjarja u regjistrua rreth orës 02:10 në lagjen Zogaj dhe dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.

"Shkodër/Informacion paraprak. Rreth orës 02:10, në lagjen Zogaj, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit J. Ç., 52 vjeç, e cila është djegur plotësisht.

Si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën shtetasi J. Ç, ndërsa bashkëshortja e tij ka mundur të dalë nga banesa pa pësuar dëmtime nga zjarri. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit", njofton policia.

Lini një Përgjigje