TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Korrik 2024, 14:40

Gjykata liron brenda 48 orëve djalin gardist të biznesmenit Ymer Lala, vëllai i ish deputetes së PS

Shkruar nga Pamfleti
Gjykata liron brenda 48 orëve djalin gardist të biznesmenit Ymer Lala,
Ymer Lala

11 personat që u arrestuan në kuadër të operacionit “Poker 2” dy ditë më parë në Tiranë u liruan nga gjykata, mes tyre ishte edhe gardisti Ylard Lala, djali i biznesmenit Ymer Lala dhe vëllai i ish deputetes së PS, Reme Lala

Prokurori i çështjes kërkoi nga trupi gjykues caktimin e masës së lehtë “detyrim paraqitje” për të gjithë grupin, kërkesë e cila u pranua nga togat e zeza.

Dy ditë më parë, shërbimet policore arrestuan; Ylard Lala, Rexhep Noka, Eglantin Fejzaj, Nikolin Prenga, Fatmir Rumani, Arbjon Tocilla, Marjan Ndoj, Henrik Bruka, Romario Kodra, Erjola Vllahu dhe Cen Mehmetaj.

Këtë persona u kapën në flagrance duke organizuar lojëra fati ne kundërtim me ligjin, në një lokal në rrugën “Andon Zako Çajupi”, në kryeqytet.

Ylard Lala ishte administrator i këtij lokali. Lidhur me të njëjtin operacion, 7 persona u proceduan ne gjendje të lirë për moskallëzim krimi.

 

ylard lala ymer lala

Lini një Përgjigje