Një ditë më parë, është vënë në pranga punonjësi i Gardës së Republikës, Ylard Lala, djali i biznemenit, Ymer Lala.
Ky i fundit është arrestuar pasi u kap në kushtet e flagrancës për veprat penale “Organizim i lotarive të pa lejuara”, “Vënia në dispozicion e ambienteve të organizimit i lojërave të fatit” dhe “Mbajtja dhe prodhimi pa leje i armëve të ftohta”.
Lala kishte nën adminstrim një lokal në rrugën Andon Zakon Çajupi ku gjatë kontrolleve u zbuluan në flagrancë edhe 7 persona të tjerë të cilët ishin duke luajtur në tavolinën e pokerit.
Personat e tjerë janë proceduar penalisht ku mes tyre ishte edhe nje vajzë.
Sipas policisë Ylard Lala, 24 vjeç, banues në Tiranë, akuzohet për veprat penale "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin", dhe "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara", parashikuar nga nenet 197 dhe 197 të Kodit Penal.
“U arrestua Y. L., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, parashikuar nga nenet 197 dhe 197 të Kodit Penal”, njofton policia.
Lini një Përgjigje