
Detaje të reja kanë dalë lidhur me përplasjen me armë zjarri që ndodhi mes bandave në Greqi, ku mbetën të vrarë 6 persona, të cilët dyshohen se janë shqiptarë.
Sipas asaj që njofton policia greke shkëmbimi i zjarrit ka nisur rreth orës 18:30 në kryqëzimin e rrugëve Arionos dhe Acropoleos dhe menjëherë disa qytetarë kanë thirrur policinë për të shkuar në vendngjarje.
Më tej raportohet se kur forcat e ndërhrjes së shpejtë mbërritën në vendngjarje, panë pesë të vdekur brenda makinës ngjyrë të errët me targa gjermane dhe një tjetër të vdekur jashtë mjetit, i cili besohet se ishte shoferi dhe tentoi të arratisej.
Aktualisht polica ka dy pista kryesor lidhur me mënyrën se si është zhvilluar ngjarja. I pari, i cili konsiderohet më i mundshëm, është se autorët i kishin bërë pritë viktimave të tyre dhe kur i gjetën në vendngjarje, i ekzekutuan.
Ndërkohë versioni i dytë është se mes dy bandave ka pasur një lloj “takimi”, dhe në momentin që nuk është arritur një marrëveshje mes tyre, ata kanë nxjerrë armët dhe kanë shkëmbyer zjarr.
Gjithashtu autoritet njoftojnë se po hetojnë nëse pesë viktimat kanë qenë të përfshirë në ndonjë ngjarje kriminale në të kaluarën. Deri më tani nuk dihet nëse viktimat kanë pasur kohë të reagojnë, pasi vetëm shoferi ka tentuar të arratiset dhe në fund ka marrë shumicën e të shtëna.
Për pikën dhe mënyrën e ekzekutimit, oficerët thonë se autorët e dinin mirë rrugën e viktimave dhe kishin zgjedhur pikën specifike, pasi prej andej e kishin shumë më të lehtë të arratiseshin, si drejt Rafinës, ashtu edhe drejt Nea Makri apo Athinës.
Lini një Përgjigje