
Publikohen pamjet e makinës ku dyshohet se janë vrarë 6 shqiptarët në Greqi.
Mediat greke raportojnë se në Loutsa në lindje të Athinës, janë gjetur të vrarë 6 persona, 5 brenda një makine ndërsa 1 tjetër jashtë saj. Dyshimet e para janë se kemi të bëjmë me shqiptarë, por mbetet e pakonfirmuar.
Në foto shihet makina tip "Ford" me targa gjermane, ku dhe janë vrarë personat. Ndërkohë mediat greke dyshohet se ka qenë një vrasje e sofistikuar, pasi autorët kanë hedhur fillimisht gaz lotsjellës dhe më pas kanë kryer ekzekutimin.



Βίντεο από το σημείο της δολοφονικής επίθεσης στη #Λούτσα - Οι πρώτες πληροφορίες κάνουν λόγο για έξι νεκρούς. pic.twitter.com/HFPgtskgHx
— Kathimerini_Web (@KathimeriniWeb) September 11, 2023
Lini një Përgjigje