
Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e sotme në Loutsa në lindje të Athinës, ku pas një sherri me armë mes dy bandave kriminale, mbetën të vrarë 6 persona.
Sipas mediave greke, dyshohet se viktimat janë shqiptarë.
Mediat bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes janë gjetur 25 gëzhoja. Sipas dëshmitarëve, të shtënat u dëgjuan në të gjithë zonën por askush nuk ka shkuar menjëherë në vendngjarje, për shkak të frikës.
“Nuk shkuam drejt atje sepse u trembëm. Në bazë të breshërive dukej sikur ishte automatik. Ishte e pamundur të numëroheshin plumbat pasi ndodhi shumë shpejt”, tha një dëshmitar.
"Duhet të ketë qenë shkëmbimi i zjarrit nga të dyja palët. Natyrisht që ishim të tmerruar, nuk guxuam t’i afroheshim vendit që në fillim”, vijoi ai.
Banori ka shkuar në vendngjarje kur është njoftuar lidhur me ngjarjen dhe ka parë një mobilizim të madh të policisë dhe autoambulanca.
Lini një Përgjigje