
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Kurbin, ku një 30-vjeçar ka vrarë veten me armë zjarri.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 në fshatin Gjormë të Kurbinit.
Policia njofton se i riu me inicialet A.H dyshohet se ka vrarë veten me armë zjarri automatik. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e tij.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave.
“Më datë 24.10.2024, rreth orës 15:30, në fshatin Gjormë, dyshohet se në banesë është vetëvrarë me armë zjarri automatik, shtetasi A. H., 30 vjeç.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje