TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Janar 2026, 11:19

E rëndë në Klos! 66-vjeçari mbytet teksa tenton të kalojë lumin Mat, e mori rrjedha e ujit

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Klos! 66-vjeçari mbytet teksa tenton të

Një shtetas 66-vjeçar është marrë nga rrjedha e fortë e ujit.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Klos të Matit.

Një shtetas 66-vjeçar, teksa ka tentuar të kalojë lumin Mat, është marrë nga rrjedha e fortë e ujit.

Trupi i pajetë i Xhemal Zhukut është gjetur disa kilometra më larg, pa shenja jete, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Në kërkime kanë marrë pjesë shërbimet e Policisë, familjarët dhe banorë të zonës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.

“Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 19:00, është marrë informacion se shtetasi Xh.Zh., banues në fshatin Fshat, bashkia Klos, kishte humbur kontaktet me familjen e tij.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me familjarët, kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij.

Si rezultat, mëngjesin e sotëm, në rrjedhën e lumit Mat, në fshatin Fshat, u gjet trupi i pajetë i shtetasit Xh.Zh., 66 vjeç. Nga veprimet paraprake të kryera,  dyshohet se 66-vjeçari, gjatë tentativës për të kaluar lumin, është marrë nga rrjedha e tij dhe për pasojë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”-njofton policia.

e rëndë në klos mbytet 66 vjecari

Lini një Përgjigje