TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Janar 2026, 11:08

E rëndë në Tiranë, autobusi përplas për vdekje 46-vjeçarin

Shkruar nga Pamfleti
E rëndë në Tiranë, autobusi përplas për vdekje
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 46-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor. Policia njofton se shoferi i një autobusi, identifikuar si N. H., 56 vjeç, ka përplasur këmbësorin Z. I. në afërsi të zonës së njohur si “Ura e Peshkatarit”.

Sipas të dhënave zyrtare, aksidenti ka qenë fatal për këmbësorin, i cili nuk ka mundur të mbijetojë nga plagët e marra. Shoferi është arrestuar menjëherë nga forcat e policisë, ndërsa materialet janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për hetime të mëtejshme.

Ngjarja rikthen në vëmendje neglizhencën në qarkullimin rrugor dhe mungesën e sigurisë për këmbësorët. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje nëse bëhet fjalë për shkelje të rregullave të qarkullimit nga drejtuesi i mjetit apo për mungesë sinjalistike në zonën ku ndodhi aksidenti.

aksident autobus tirane

Lini një Përgjigje