TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Janar 2026, 19:04

Aksident i rëndë në Fier, makina përplas këmbësorët; 2 persona të plagosur

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Fier, makina përplas
Pamje ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Petovë pranë FNSH-së. Mësohet se një automjet tip “ Benz” me drejtues Niko Shqepa ka përplasur dy këmbësorë, çift bashkëshortësh dhe si pasojë e goditjes së fortë kanë marrë lëndime.


Bëhet me dije se të plagosurit Avni Meto dhe Hatixhe Meto janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe sipas burimeve ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

"Rreth orës 18:20, në aksin rrugor "Fier-Libofshë", automjeti tip Benz që drejtohej nga shtetasi N. Sh., 55 vjeç, ka përplasur 2 këmbësorë, shtetasit A. M., 62 vjeç, dhe H. M., 55 vjeçe, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. 

Drejtuesi i automjetit, shtetasi N. Sh., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje