TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Janar 2026, 21:36

Digjet tjetër automjet, makina përfshihet nga flakët në afërsi të tunelit të Krrabës

Shkruar nga Pamfleti
Digjet tjetër automjet, makina përfshihet nga flakët në
Foto nga vendi i ngjarjes

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së shtunës në aksin rrugor Elbasan–Tiranë, në afërsi të Tunelit të Krrabës. Ngjarja ndodhi rreth orëve të mbrëmjes, duke ndërprerë përkohësisht lëvizjen e mjeteve në këtë segment.

Sipas informacioneve paraprake, makina është përfshirë e gjitha nga zjarri dhe është shkrumbuar plotësisht. Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë në kohë dhe nuk ka persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe Policia Rrugore, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe normalizimin e qarkullimit.

Shkaqet e zjarrit nuk janë ende të qarta. Paraprakisht dyshohet për një defekt teknik, por hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë në vijim.

 

maki flake

Lini një Përgjigje