
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një 15-vjeçare ka tentuar vetëvrasjen.
Adoleshentja ka konsumuar fostoksinë për t’i dhënë fund jetës, por fatmirësisht ngjarja nuk ka përfunduar në tragjedi.
15-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetë teksa po merr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Fierit.
Nuk dihen shkaqet që e kanë shtyrë të miturën të ndërmarrë këtë veprim.
“Në datën 10.02.2024, rreth orës 20:40, në spitalin rajonal të Fierit është paraqitur një shtetase e mitur, 15 vjeçe, pasi dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese (fotoksinë), e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën“, njofton policia.
Ky nuk është rasti i vetëm tragjik në Fier pasi një 63 vjeçar i dha fund jetës duke konsumuar fostoksinë po ashtu edhe 2 gra u ndanë nga kjo botë po në të njëjtën mënyrë tragjike.
Lini një Përgjigje