
Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin nacional Memaliaj-Krahës.
Mësohet se tre automjete janë përfshirë në aksident të regjistruar në afërsi të fshatit Qesarat.
Paraprakisht raportohet se një grua ka ndërruar jetë ndërsa tre persona kanë mbetur të plagosur.
Ndërkohë, policia është nisur drejt vendngjarjes, për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
“Rreth orës 11:45, në aksin rrugor “Memaliaj-Krahës”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin A. M. me automjetin me drejtues shtetasin L. M.. Nga përplasja janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjere ende e paidentifikuar. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasja ka humbur jetën, ndërsa 2 drejtuesit e automjeteve janë në kujdesin e mjekëve. Po punohet për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje