TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Shkurt 2024, 10:29

I shpallur në kërkim për vjedhje, 27-vjeçari arrestohet në pikën kufitare të Muriqanit

Shkruar nga Pamfleti

I shpallur në kërkim për vjedhje, 27-vjeçari arrestohet

Një 27-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në pikën kufitare të Muriqanit. I riu ishte shpallur në kërkim për vjedhje nga policia e Tiranës.

27-vjeçari i identifikuar me inicialet K.N, banues në Fushë-Krujë u kap teksa ishte duke tentuar kalimin nga pika kufitare e Muriqanit.

“Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, në hyrje gjatë verifikimeve ndaluan shtetasin K. N., 27 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Ky shtetas rezultoi person i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr.4 në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”. Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas, do të kryhen nga Komisariati i Policisë Nr.4 në Tiranë”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje