Detaje të reja janë zbardhur nga atentati me armë zjarri të një ditë më parë ndaj biznesmenit Ardjan Gjeloshi, ku mbeti i plagosur ky i fundit dhe i vrarë 70-vjeçari Selman Mihana, ekonomist pranë kompanisë së inerteve në Gurëz të Kurbinit.
Nga veprimet hetimore të kryera dhe mbledhja e dëshmive në vendin e ngjarjes, rezulton se autoret kanë qenë 4 persona. Sapo shënjestra e tyre ka hyrë në biznesin në pronësi të tij, atentatorët kanë ardhur me një automjet Rang Rover, ngjyrë e zezë, të cilën e kanë ndaluar tek porta hyrëse e kompanisë së inerteve dhe tre prej tyre kanë zbritur nga makina dhe të maskuar janë afruar në këmbë drejt godinës së administratës ku ishte dhe pronari Ardian Gjeloshi.
Sapo janë afruar njëri prej tyre ka qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të 51-vjeçarit Gjeloshi, por vetëm dy prej tyre e preken në trup pasi arriti të largohet dhe të hynte në zyrë. Nën shoqërinë e shënjestrës ishte ekonomisti i firmës Selman Mihana, i cili në tentativë për të mbrojtur pronarin mori disa plumba në pjesë të ndryshme të trupit, që i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.
Në momentin e ngjarjes ka patur dhe punonjës të tjerë brenda kompanisë së inerteve të cilët po shpërndaheshin për të nisur punën dhe kanë shpëtuar për mrekulli.
Pas ngjarjes tre personat e maskuar janë larguar dhe kanë hipur sërish të automjetin Range Rover, ku po i priste personi i katërt i cili kishte rolin e shoferit. Sipas dëshmive të punonjësve të cilët kanë qenë të pranishëm në momentin e ngjarjes, njëri prej autoreve ka folur në gjuhë të huaj, por nuk kanë arritur ta kuptojnë se çfarë ka thënë.
Ndërkohë përgjatë 24-oreve policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje mbi 10 persona, por dëshmia e tyre nuk e ka ndihmuar grupin hetimor në identifikimin e autoreve dhe zbardhjen e ngjarjes.
Pistat ku po heton policia
Pista kryesore e hetimeve është ajo e hakmarrjes, pasi në vitin 2002, 51-vjeçari Ardjann Gjeloshi bashkë me të vëllanë ishin përfshirë në një ngjarjes, nga ku mbeti e vrarë një grua dhe i plagosur një efektiv policie.
Në vitin 2002 Ardian Gjeloshi dhe vëllai i tij, Dritan Gjeloshi qëlluan mbi një kamionçinë dhe lanë të vrarë Marie Prengën, infermiere, nënën e 4 fëmijëve, ndërsa u plagosën oficeri i FNSH, Kastriot Prenga dhe Gjergj e Vitore Prenga.
Ndërsa një tjetër çështje ku po kanalizohen hetimet është edhe plagosja e djalit të Ardian Gjeloshaj. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së biznesit dhe ka marrë në pyetje punonjësit që ndodheshin në objekt orën e ngjarjes. Gjithsesi hetimet vijojnë, ndërsa autorët ende mbeten në kërkim.
Lini një Përgjigje