
Tjetër vetëvrasje ka tronditur vendin. Javët e fundit ka pasur disa raste tragjike, ku më i rëndi ishte në Lushnje, pasi një 18-vjeçare i dha fund jetës. Ndërkohë sot dyshohet se një ngjarje ngjashme ka ndodhur në Pogradec.
Një 65-vjeçar i ka dhënë fund jetës ditën e sotme duke qëlluar veten me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vërdovë të Pogradecit.
Sipas informacioneve të para nga policia raportohet se 65-vjeçari në momentin e krimit ka qenë i vetëm në një nga dhomat e banesës së tij dhe më pas ka qenë bashkëshortja e tij që ka dëgjuar krismat e armës dhe ka shkuar në vendngjarje.
Mësohet se viktima jetonte vetëm me bashkëshorten e tij e cila ka lajmëruar menjëherë policinë dhe kjo e fundit po punon për zbardhjen e ngjarjes.
“Më datë 10.02.2024, rreth orës 17:35, në fshatin Vërdovë, Pogradec, në bodrumin e banesës dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri tip automatik, shtetasi N. A., rreth 65 vjeç. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, tha policia.
Lini një Përgjigje