TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Shkurt 2024, 14:26

Ekonomisti u vra gabimisht, atentati ndaj Ardian Gjeloshit hakmarrje nga një fis në Rrëshen

Shkruar nga Pamfleti

Ekonomisti u vra gabimisht, atentati ndaj Ardian Gjeloshit hakmarrje nga

Mësohet se shkak për vrasjen dyshohet se është hakmarrja me një fis në Rrëshen, ndaj të cilit janë kryer atentate, dhe i biri i Ardjanit dyshohet i përfshirë.

Grupi hetimor ka dyshime se objektiv i vrasësve ka qenë pronari i firmës, Ardjan Gjeloshi, ndërsa ekonomisti u vrarë gabimisht.

Mësohet se shkak për vrasjen dyshohet se është hakmarrja me një fis në Rrëshen, ndaj të cilit janë kryer atentate, dhe i biri i Ardjanit dyshohet i përfshirë.

Një pistë më e zbehtë hetimore janë konfliktet për shkak të biznesit, të cilat po verifikohen.

Përsa i përket dinamikës, vrasja është kryer me kallashnikov. Autorët janë futur brenda rrethimit të firmës dhe kanë hapur zjarr. Ata janë larguar nga vendngjarja me dy makina, një fuoristradë dhe një veturë.

Atentati ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Gurez. I vdekur mbeti ekonomisti i kësaj firme Selman Mihana, 70 vjeç, ndërsa u plagos pronari Ardian Gjeloshi, 51 vjeç.

Adrian Gjeloshi ndodhet në spital dhe jashtë rrezikut për jetën. Sipas burimeve për Top Channel, ai u qëllua me dy plumba që kanë hyrë dhe kanë dalë nga trupi.

atentati ndaj ardian gjeloshit

Lini një Përgjigje