TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Shkurt 2024, 14:23

I dënuar me 8 vite burg për trafik droge, arrestohet 45-vjeçari pasi tentoi të hynte në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti

I dënuar me 8 vite burg për trafik droge, arrestohet 45-vjeçari

Një 45-vjeçar është arrestuar pasi ishte në kërkim sepse ishte dënuar me 8 vjet burgim, për trafikim të narkotikëve.

Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, shtetasi Bledar Xhufi është arrestuar teksa tentoi të hynte në vendin tonë, nëpërmjet portit të Durrësit.

45-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda e ka dënuar me 8 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

bledar xhufi sundimi i ligjit

Lini një Përgjigje