
Një 53-vjeçar ka përfunduar në spital pasi është aksidentuar në minierat e Bulqizës.
Bilal Sula, me profesion armator në një subjekt minerar, dyshohet se është dëmtuar gjatë procesit të punës në këtë subjekt.
Kolegët e tij kanë bërë të mundur nxjerrjen e 53 vjeçarit nga miniera dhe më pas kanë njoftuar ambulancën.
Në spitalin e Bulqizës minatori ka marrë ndihmën e parë.
Sipas mjekëve të këtij spitali bëjnë me dije se i aksidentuari kishte dëmtime në kokë dhe në krahë gjë kjo që i ka detyruar ta nisin me ambulancë drejt spitalit të traumës së Tiranës. Ndërkohë policia lokale dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet rreth kësaj ngjarjeje.
Lini një Përgjigje