
Ditën e sotme është publikuar fotoja e punonjësit të bankës së nivelit të dytë, i cili u arrestua sot nga policia pasi mashtroi një të ri duke i marrë një shumë prej 215 mijë eurosh.
Me pretekstin se do t’i siguronte nxjerrjen e pasaportës bullgare si dhe do të bënte aksioner në një kompani private në Turqi, Lorin Xhelilaj i ka marrë 215 mijë euro një 26 vjeçarit Denis Buzalit.
Gjatë operacionit të koduar “Transporter” policia i sekuestroi 38-vjeçarit, 108 mijë euro.
Shumën e konsiderueshme të parave, sipas policisë, i arrestuari ia ka marrë një 26-vjeçari, Denis Buzali, me pretekstin se do t’i siguronte nxjerrjen e pasaportës bullgare, si dhe do ta bënte aksioner, në një kompani private në Turqi.
Lini një Përgjigje