TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Shkurt 2024, 10:36

Përvetësoi mbi 200 mijë euro duke mashtruar se do i jepte biznes në Turqi, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Përvetësoi mbi 200 mijë euro duke mashtruar se do i jepte biznes

Një 38-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi ka përvetësuar 215 mijë euro.

Në kuadër të operacionit “Transporter” të finalizuar nga Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, është vënë në pranga shtetasi me inicialet L. Xh., 38 vjeç, banues në Tiranë. 

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 108 600 euro.

Ky shtetas ka përvetësuar, nëpërmjet mashtrimit, shumën 215 000 euro, nga një 26-vjeçar, me pretekstin se do ti siguronte atij nxjerrjen e pasaportës bullgare, si dhe do ta bënte aksioner, në një kompani private në Turqi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

mashtrim arrestim

Lini një Përgjigje