TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Shkurt 2024, 07:57

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, një i plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, një i plagosur

Një person është plagosur me armë zjarri në fshatin Gurëz në Kurbin.

Raportohet se i plagosuri është Adrian Gjeloshi.

Ai është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa Policia ka ngritur disa kontrolle për kapjen e autorit.

Deri tani nuk dihen motivet e kësaj ngjarje të rëndë.

"Rreth orës 07:00, është marrë njoftim se në fshatin Gurez, Kurbin, në ambientet e një firme ku përpunohen inerte, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi S. M, rreth 70 vjec, ekonomist i firmës, si dhe është plagosur pronari shtetasi A. GJ, rreth 51 vjec, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore.Shërbimet e Policisë Vendore kanë shkuar në vendngjarje, është rrethuar zona dhe vijon kontrolli i territorit.

Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale Renea.

Në një moment të dytë do të ketë njoftim më të plotë në lidhje me ngjarjen", njofton policia.

të shtëna një i plagosur

Lini një Përgjigje