TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Shkurt 2024, 08:19

Tronditet Kurbini! Qëllohet për vdekje me armë ekonomisti në një firmë inertesh, plagoset pronari

Shkruar nga Pamfleti

Tronditet Kurbini! Qëllohet për vdekje me armë ekonomisti në

Një vrasje me armë ka tronditur Kurbinin mëngjesin e sotëm.

Në një firmë ku përpunohen inerte në fshatin Gurëz është vrarë me armë ekonomisti i firmës dhe është plagosur një person tjetër.

Viktima është shtetasi Selman Mihana rreth 70 vjeç. Vrasja ka ndodhur pranë firmës së Ardian Gjeloshit, teksa edhe ky i fundit ka mbetur i plagosur.

Gjeloshi është transportuar për ndihmë mjekësore të specializuar drejt Spitalit të Traumës

Policia ka nisur hetimet për zbërthimin e ngjarjes. Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale RENEA.

Rreth orës 07:00, është marrë njoftim se në fshatin Gurez, Kurbin, në ambientet e një firme ku përpunohen inerte, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi S. M, rreth 70 vjec, ekonomist i firmës, si dhe është plagosur pronari shtetasi A. GJ, rreth 51 vjec, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë Vendore kanë shkuar në vendngjarje, është rrethuar zona dhe vijon kontrolli i territorit.

Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale Renea.

Në një moment të dytë do të ketë njoftim më të plotë në lidhje me ngjarjen.”-thuhet në njoftimin e policisë.

vrasje ne kurbin

Lini një Përgjigje