TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Shkurt 2024, 10:11

Vrasja në Kubrin, publikohet fotoja e ekonomistit që humbi jetën në firmën e inerteve

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja në Kubrin, publikohet fotoja e ekonomistit që humbi jetën

Një atentat me armë zjarri ka tronditur Kurbinin mëngjesin e sotëm ku si pasojë ka humbur jetën aksidentalisht Selman Mihana.

Shënjestër e atentatit ka qenë Ardjan Gjeloshi pronarë i një firme inertesh, ndërsa 70-vjeçarin Mihana e kapën plumbat ndërsa ishte në zyrën e punës.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe zëvendës drejtori i Policisë në Lezhë Gentjan Berberi, i cili ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen.

Berberi sqaroi se objektiv ka qenë pronari i firmës, të cilin autorët kanë dashur ta eleminojnë.

“Sot është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi A.GJ si pasojë e të shtënave me armë humbi jetën S.M 70 vjeç. Kemi ndihmën e departamentit të policisë kriminale, jemi në veprimet e para. Dyshohet se është qëlluar me automatik. Autorët mendohet se kanë lëvizur me një mjet, po hetojmë hetimet, mosmarrëveshjet që ka pasur objektivi, pronari i firmës, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, tha zëvendës drejtori i krimeve, Gentian Berberi.

kurbin selman mihana

Lini një Përgjigje