
Në Elbasan janë sekuestruar pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 450 000 euro, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të dy shtetasve të dënuar në Itali për trafikim dhe shfrytëzim për prostitucion.
Në kuadër të operacionit “Real Estate” janë sekuestruar 1 apartament dhe 1 lokal në pronësi të Sajmir Alterziut dhe Edison Gashit.
Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Sundimi i ligjit”, vijon puna për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të krimit.
Apartamenti është në pronësi të 49-vjeçarit Sajmir Alterziu dhe ndodhet në lagjen “Dyli Haxhire”, Elbasan.
Lokali është në pronësi të 42-vjeçarit Edison Gashi dhe ndodhet në lagjen “Kongresi” në Elbasan.
Sajmir Alterziu rezulton i dënuar në Itali, për veprën penale "Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion", ndërsa Edison Gashi rezulton i dënuar në Itali, me 8 vjet burgim, për veprën penale "Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion".
Lini një Përgjigje