
Një atentat ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kurbin, në një firmë për përpunim të inerteve.
Si pasojë e atentatit ka humbur jetën, aksidentalisht, ekonomisti i firmës ndërkohë që ka qenë në zyrë.
Objektiv i sulmit ka qenë pronari i firmës së inerteve Ardian Gjeloshi, 51 vjeç i cili mbeti i plagosur.
Gjeloshi u qëllua me dy plumba dhe menjëherë është dërguar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ai u qëllua me dy plumba që kanë hyrë dhe kanë dalë nga trupi. Ka një plagë në ije sipër legenit tangente dhe një plagë në dorën e majtë, tek bërryli tangent.
Biznesmeni ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Lini një Përgjigje