
Tri janë pistat ku po heton prokuroria në lidhje me atentatin e sotëm që kishte në shënjestër Ardian Gjeloshin.
Pista e parë janë konfliktet me biznesin me pjesëtarë të një fisi nga Pllane.
Si pistë të dytë po heton atë të hakmarrjes. Në 2002 është shënuar një ngjarje e rëndë ku autorë të dyshuar ishin Ardian Gjeloshi dhe vëllai i tij, Dritan Gjeloshi.
Asokohe autorët qëlluan mbi një kamionçinë dhe lanë të vrarë Marie Prengen, infermiere, nënë e 4 fëmijëve, ndërsa u plagos oficeri i FNSh Kastriot Prenga, Gjergj e Vitore Prenga.
Pista e tretë lidhet me plagosjen e djalit të Ardian Gjeloshaj.
Si ndodhi ngjarja
Viktima Selman Mihana 70 vjeçari ishte me profesion ekonomist pranë firmës së inerteve. Ai ishte në zyrën që ndodhet pranë oborrit të firmës së inerteve bashkë me pronarin Ardian Gjeloshi kur nga jashtë godinës nisën të qëllonin me automatik.
Për pasojë nga plumbat u vra i moshuari, dhe u plagos pronari i tij, Ardian Gjeloshi.
Lini një Përgjigje