
Tre persona, të shpallur në kërkim për vrasje, rrëmbim personi dhe kultivim të bimëve narkotike, u ekstraduan sot drejt Italisë dhe Spanjës.
Shkëlzen Keqi (Deliu) u ekstradua në Itali. Më datë 18 gusht 2022, 41-vjeçari dyshohet se në vendin e quajtur “Castelnuova val di Cecina” në Piza ka vrarë me armë zjarri, shqiptarin me inicialet E. K.
Gjithashtu, Daniel Gjoni u ekstradua në Itali. Në gusht të vitit 2023, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, dyshohet se 23-vjeçari ka dhunuar dhe rrëmbyer disa të rinj për t’i grabitur.
Ndërsa në Spanjë u ekstradua Dienis Hoxhaj Haskaj (Jazaj). Gjatë vitit 2023, si pjesëtar i një grupi kriminal, 34-vjeçari ka qenë i përfshirë në veprimtarinë e kultivimit të bimëve narkotike, në ambiente të mbyllura, nëpërmjet lidhjeve ilegale të energjisë elektrike. Grupit kriminal ku bënte pjesë 34-vjeçari, i janë sekuestruar 13 196 bimë narkotike cannabis sativa.
Njoftimi i Interpol Tirana:
Koordinimi i vazhdueshëm me partnerët në Itali dhe në Spanjë, finalizoi ekstradimin e 3 shtetasve shqiptarë, të kërkuar ndërkombëtarisht, për llogari të këtyre shteteve.
3 shtetasit e ekstraduar, të lokalizuar dhe të arrestuar nga Policia shqiptare, për vepra penale si: vrasja, rrëmbimi i personit, kultivimi i bimëve narkotike në ambiente të mbyllura dhe vjedhja.
Si rezultat i bashkëpunimit konstant të specialistëve të Interpol Tiranës me ata të Interpol Romës dhe të Interpol Madridit, janë finalizuar ekstradimet në këto shtete, të 3 shtetasve shqiptarë, me masë sigurie “Arrest në burg”, nga gjykatat në Milano dhe në Castellon, për vepra të ndryshme penale. Konkretisht:
1. u ekstradua në Itali, shtetasi Shkëlzen keqi (Deliu) 41 vjeç. Më datë 18.08.2022, në vendin e quajtur “Castelnuova val di Cecina”, në Piza, Itali, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri, shtetasin shqiptar E. K.;
2. u ekstradua në Itali, shtetasi Daniel Gjoni., 23 vjeç. Në muajin gusht të vitit 2023, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, dyshohet se ka dhunuar dhe rrëmbyer, të rinj, për t’i grabitur;
3. u ekstradua në Spanjë, shtetasi Dienis Hoxhaj (Haskaj (Jazaj) , 34 vjeç. Gjatë vitit 2023, si pjesëtar i një grupi kriminal, ka qenë implikuar në veprimtarinë e kultivimit të bimëve narkotike, në ambiente të mbyllura, nëpërmjet lidhjeve ilegale të energjisë elektrike. Grupit kriminal ku bënte pjesë 34-vjeçari, i janë sekuestruar 13 196 bimë narkotike cannabis sativa.
Lini një Përgjigje