Prokuroria e Elbasanit ka sekuestruar disa pasuri, që dyshohet se janë vënë nga krimi.
Prokuroria njofton se pas veprimeve hetimore të kryera për procedimin pasuror nr.15/2020, rezultoi se pasuritë janë vënë nga prostitucioni e droga.
Pasuritë e sekuestruara
– Pasuria e llojit “Apartament” me sipërfaqe 112m2, në Elbasan, në pronesi të shtetases F.A
Nga hetimi pasuror, rezultoi se kjo pasuri nuk justifikohet me të ardhura të ligjshme, por e ka prejardhjen nga veprimtaria kriminale e shtetasit A.S., i dënuar nga drejtesia italiane per trafikim dhe shfrytëzim prostitucioni.
Pas veprimeve hetimore të kryera për Procedimin pasuror nr.22/2020, mbi bazën e kërkesës së Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me vendimin nr. 89, datë 03.02.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u vendos edhe sekuestrimi i pasurisë që burojnë nga aktiviteti kriminal:
– Pasuria e llojit “Njësi” me sipërfaqe 79m2 , në Elbasan, në pronësi të shtetasit E.G;
Nga hetimi pasuror ka rezultuar se kjo pasuri nuk justifikohet me të ardhura të ligjshme, por e ka prejardhjen nga veprimtaria kriminale e shtetasit E.G, i dënuar nga drejtesia italiane për trafikimin e lëndëve narkotike nga Belgjika drejt Italisë.
Për ekzekutimin e vendimeve u ngarkuan Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara Tiranë, ASHK Drejtoria Vendore Elbasan dhe Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan mbetet e angazhuar për identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e çdo pasurie që buron nga veprimtaria e paligjshme sipas parashikimeve të ligjit “Antimafia”.
Lini një Përgjigje