TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Shkurt 2024, 09:57

Rrugorja me “dorë të hekurt” në Tiranë, 11 mijë gjoba në një javë dhe 14 shoferë të arrestuar

Shkruar nga Pamfleti

Rrugorja me “dorë të hekurt” në Tiranë, 11

Policia rrugore e Tiranës ka njoftuar se brenda javës së fundit nga shkeljet e evidentuara në qarkullimin rrugor ka vënë 11,462 gjoba ndaj shoferëve.

Sipas bluve, 14 persona janë ndaluar për vepra penale në trafik, duke përfshirë drejtimin e mjetit në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, aksidente dhe korrupsion aktiv ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike.

8 automjete janë bllokuar për arsye të ndryshme, duke përfshirë mungesën e dokumentacionit dhe detyrime të papaguara.

“Këtë javë në Tiranë, Policia Rrugore ka marrë masa të rëndësishme për sigurinë e qarkullimit:

14 persona janë ndaluar për vepra penale në trafik, duke përfshirë drejtimin e mjetit në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, aksidente dhe korrupsion aktiv ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike.

U vendosën 11,462 masa administrative për një gamë të gjerë shkeljesh, duke theksuar rëndësinë e respektimit të rregullave të trafikut për një qytet më të sigurt.

84 masa administrative janë paraparë për pezullim të lejes së drejtimit, me mundësi konvertimi në gjoba të dyfishta.

8 automjete janë bllokuar për arsye të ndryshme, duke përfshirë mungesën e dokumentacionit dhe detyrime të papaguara”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Lini një Përgjigje