
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Kamëz, ku një 27-vjeçare ka rënë nga lartësia e një pallati 5 katësh.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, e reja ka ndërruar jetë në spital.
27-vjeçarja ishte banuese me qira, në rrugën “Teuta”.
Policia po merr në pyetje të afërm të vajzës, nëse e reja ka pasur probleme me depresionin. 27-vjeçarja jetonte me qira në banesën në Kamëz.
“Më datë 10.02.2024, rreth orës 23.00, në rrugën "Teuta", ka rënë nga lartësia e një pallati 5 katësh, shtetasja S. A., 27 vjeçe, banuese me qira po në këtë adresë.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, kjo shtetase ka ndërruar jetë në spital.
Janë kryer veprimet e para procedurale dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Lini një Përgjigje