TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Shkurt 2024, 13:32

Tentuan të shtypin me makinën e tij 46-vjeçarin, arrestohet 2 vëllezërit në Durrës

Shkruar nga Pamfleti

Tentuan të shtypin me makinën e tij 46-vjeçarin, arrestohet 2

Dy vëllezër janë arrestuar nga policia e Durrësit, pasi tentuan të shtypnin me makinë një 46-vjeçar.

Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit Domeniko dhe Ermal Ceni.

46-vjeçari kishte çuar automjetin në servisin e tyre për lyerje por 2 vëllezërit e përdornin automjetin për të lëvizur vetë. Në momentin që pronari i automjetit i ka konstatuar, kanë tentuar ta shtypin duke e marrë mbi kofanon e automjetit.

Më pas ata kanë përplasur automjetin me trafikndarësen, duke e braktisur makinën dhe janë larguar nga vendngjarja.

"Falë reagimit në kohë dhe verifikimeve të shpejta në vendngjarje, shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të 2 shtetasve, duke bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e tyre, konkretisht: D. C., 27 vjeç dhe E. C., 20 vjeç, vëllezër, të dy banues në fshatin Fermë Sukth.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi E. A. kishte çuar automjetin e tij, në subjektin e vëllezërve, për ta lyer. Vëllezërit nuk e kishin lyer automjetin, por leviznin me të, në qytet.

Në Shkozet, në rrugën që të çon te kualidimi, shtetasi E. A. ka konstatuar 2 vëllezërit që lëviznin me automjetin e tij. Ai i ka dalë para automjetit, që ta ndalonte, por vëllezërit kanë tentuar ta shtypin, duke e marrë në kofanon e automjetit, deri në afërsi të universitetit. Më pas ata kanë përplasur automjetin me trafikndarësen, e kanë braktisur atë dhe janë larguar.

Shtetasi E. A. nuk ka pësuar dëmtime fizike dhe ka njoftuar menjëherë Policinë, për ngjarjen e ndodhur. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të 2 vëllezërve dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tyre në flagrancë", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje