TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Maj 2025, 12:55

E rëndë në Durrës! 54-vjeçarja humb jetën gjatë ndërhyrjes kirurgjikale, vihet nën hetim mjeku

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Durrës! 54-vjeçarja humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një grua ka humbur jetën gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Sipas njoftimit të policisë, mjeku Ilir Shani do të hetohet në gjendje të lirë për 'Neglizhencë në trajtimin mjekësor'.

Ndërkohë burime bëjnë me dije se 59-vjeçari ushtronte profesionin e tij si mjek në spitalin privat 'Villa Alba'.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, për shtetasin I. Sh., 59 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek, pasi në klinikën e tij, ka humbur jetën gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale, shtetasja M. Xh., 54 vjeçe, banuese në Durrës.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Lini një Përgjigje