TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Maj 2025, 11:54

Atentati në Durrës, një maroken i përfshirë në vrasjen e Ermir Dedjas; zbulohet roli i 4 të autorëve të dyshuar

Shkruar nga Pamfleti
Atentati në Durrës, një maroken i përfshirë në
Atentati në Durrës

Vrasja e Ermir Dedjas dyshohet të jetë një krim i mirëorganizuar dhe i planifikuar në detaje, ku dyshohet se janë përfshirë edhe shtetas të huaj.

Policia e Durrësit ka zbuluar se mjeti i përdorur në këtë atentat, i cili më pas u braktis në Gërdec dhe iu vu flaka, ka hyrë në territorin shqiptar vetëm një ditë para ngjarjes.

Sipas gazetares Dorjana Bezat, automjeti është sjellë nga porti i Durrësit nga një shtetas maroken, i cili është larguar nga Shqipëria ditën pas vrasjes, duke e konsideruar “misionin e përmbushur”.

Autoritetet shqiptare po kërkojnë ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë për të lokalizuar dhe arrestuar shtetasin maroken të dyshuar.

Më konkretisht, dy të shpallurit në kërkim kanë siguruar automjetin dhe kanë bashkëpunuar ngushtë për realizimin e ekzekutimit të Dedjas. Gjithnjë sipas të dhënave hetimore të Policisë së Durrësit, përveç dy personave në rolet e bashkëpunëtorëve, në rolin e autorëve të vrasjes mendohet se kanë qenë dy persona të tjerë, për identitetin e të cilëve policia nuk jep detaje për momentin.

Sakaq, mjeti i gjetur i djegur në fshatin Gërdec, së bashku me armën automatike, edhe pse të djegur, janë dërguar për ekazaminime në laboratorin e kriminalistikës.

Sa i takon motiveve të këtij atentati të mirëorganizuar, policia dyshon se e kaluara dhe përfshirja e viktimës në disa aktivitete të paligjshme, ngre dyshime për disa pista hetimore, por që deri më tani nuk ka ndonjë pistë zyrtare. 

Në kuadër të hetimeve për sigurimin e kushteve të këtij atentati me tipare mafioze, policia e Durrësit ka identifikuar edhe një tjetër person me kombësi shqiptare, i cili gjithashtu është shpallur në kërkim.

Kjo është hera e parë që në një atentat në Shqipëri përdoret një automjet i sjellë nga jashtë vendit, sepse në shumicën e rasteve, grupet kriminale përdorin makina të vjedhura brenda vendit.

Grupi hetimor dyshon se bëhet fjalë për një vrasje me motive hakmarrjeje, pasi Dedja dyshohet se ka qenë i përfshirë në ngjarje të mëparshme kriminale si autor.

 

atentati në durrës

Lini një Përgjigje