TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Shkurt 2025, 07:31

E rëndë në Burrel/ Polici qëllon veten me armën e shërbimit, dërgohet në spital në gjendje të rëndë 

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Burrel/ Polici qëllon veten me armën e

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Burrelit.

Një polic i burgut të sigurisë së lartë të Burrelit dyshohet të ketë qëlluar veten me armën e shërbimit. Ai sapo ka mbërritur  në spitalin e Burrelit dhe sipas bluzave të bardha, gjendja e tij është kritike pasi ka marrë plumb në kokë.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e policit.

Grupi hetimor është në vendngjarje për të zbardhur se cili ka qenë shkaku i vetëplagosjes.

Polici është identifikuar me inicialet S.K, 55 vjeç.

"Rreth orës 07:00, të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Burrelit, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë në banesë shtetasi S.K., rreth 54 vjeç, punonjës policie i burgjeve. 54-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje", njofton policia. 

Lini një Përgjigje