TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Shkurt 2025, 16:43

Vrasja e 67-vjeçarit në Kurbin, pas disa orësh në kërkim arrestohet autori (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e 67-vjeçarit në Kurbin, pas disa orësh në
Momenti i arrestimit

Policia ka vënë në pranga autorin e vrasjes dje në Kurbin.

67-vjeçari Dodë Mamli u vra pranë banesë së tij në fshatin Vilëz të Kurbinit. Shkak i krimit ka qenë një sherr për motive pronësie me Dashnor Totën, 53-vjeç. Ky i fundit pas krimit u largua, por policia e identifikoi dhe pas disa orësh kërkime e ka arrestuar.

"Operacioni për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi u zhvillua pa ndërprerë nga shërbimet operacionale të DVP Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.

Gjatë operacionit janë ushtruar kontrolle në të gjithë territorin e fshatit ku ndodhi ngjarja dhe në zonat përreth. Si rezultat, mesditën e sotme, është lokalizuar në fshatin Vilëz, është kapur dhe vënë në pranga shtetasi:
D. T., 53 vjeç, banues në fshatin Zhejë, Kurbin.

Në momentin e kapjes nga Policia, këtij shtetasi i është gjetur arma e zjarrit me të cilën dyshohet se ka vrarë 67-vjeçarin D. M., për motive pronësie.

Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të vrasjes", njofton policia.

Në lidhje me ngjarjen u shoqëruan edhe disa persona, ndërsa kishte dyshime se ngjarja mund të lidhej edhe me motivet e hakmarrjes. Kjo për arsye se Dod Mamli është baba i dy personave të përfshirë në atë që njihet si masakra e Mamurrasit, ngjarje e ndodhur në vitin 2015.

Vendi ku u ekzekutua Mamli ishte malor dhe i thepisur. Për këtë arsye u deshën mbi 3 orë që atje të shkonte autoambulanca për ta marrë trupin e pajetë të tij. Siç duket autori ka përfituar si nga zona që nuk mbulohet me kamera dhe terreni i pyllëzuar që të largohej.

 

Lini një Përgjigje