TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Shkurt 2025, 16:33

“Informohej edhe nga një instruktore palestre”, Dumani tregon si lidhi miqësinë me ‘Krymin’ dhe bisedat me Suelin

Shkruar nga Pamfleti

“Informohej edhe nga një instruktore palestre”, Dumani tregon

Nuredin Dumani ka dhënë dëshminë e rradhës në Gjykatën Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ndërsa ka rrëfyer detaje lidhur me njohjet e tij me ‘Krymin’ (Erion Alibej), por edhe bisedat me Suel Çelën.

Alibej e kam njohur në vitin 2020. E kam takuar gjithmonë në shtëpinë e tij. Fillimisht, për të më ka vënë në dijeni Elio Bitri, i cili më tha se Alibej po interesohej për mua. Jemi takuar disa herë me Bitrin.

Ai më tha se Erion Alibej mendonte që unë e kisha sulmuar. Unë e mohova, pasi nuk kisha asnjë lidhje me këtë çështje. Duke qenë i sigurt për këtë dhe për vëllain tim, kërkova një takim. Elio komunikonte me Arjan Spahiun, i cili në atë kohë nuk ndodhej në Shqipëri.

Një natë, Elio më kërkoi për një takim. Erdhi dhe më mori. Së bashku takuam Arjan Spahiun, i cili më bëri një kontroll fizik, pasi do të takonim një mik të tij. Me një Mercedes shkuam te një pallat, ku takova Erion Alibej,” deklaroi Dumani.

Pas konfliktit që pata me Talo Çelën dhe Altin Ndocin, doja që ata të vriteshin, por jo nga dora jonë. Kjo më interesonte, pasi Altin Ndoci kishte tentuar të vriste vëllain tim, por iu bllokua arma. Unë doja ta ndihmoja për t’i eliminuar ata, jo t’i vrisja vetë. Pasi u takuam, vendosa ta ndihmoja,” tha më tej ai.

Ai shtoi: “pasi mësova që Alibej po hetonte për Talo Çelën dhe pata një bisedë me Fatmir Troplinin, vendosëm që do të godisnim në Durrës.

Kisha vëzhguar lëvizjet e Dorian Shkozës. Vija re që më ndiqte me makina të ndryshme. Franc dhe Hajdar Çopja nuk ishin aty. Kel Kamami nuk ishte aty. Në Elbasan kishte shumë emra për t’u eliminuar. Nuk kishim një radhë të caktuar, por kushdo që na dilte përpara, do të ekzekutohej. Emiliano Ramazani u bë i pari.

Në Elbasan, informacion merrja vetëm nga Elio Bitri. Emiliano Ramazani frekuentonte një palestër atje. Kishim burime të brendshme nga ai ambient. Alibejt merrnin herë pas here foto, si për Bujar Çelën, ashtu edhe për Emiliano Ramazanin".

Pjesë nga seanca

Dumani: Alibej vendosi edhe ca kamera në një pallat aty. Në vijimësi më sillte foto, përmes SKY.

Avokati: Ç’marrëdhënie kishte Alibeaj me Julian Hoxhajn?

Dumani: Shoqërore. Alibeaj e paguante per informacionet që i sillte Julian Hoxhaj. i jepte lekë. Njëherë më ka thënë Erioni që i ka dhene 20 mijë euro.

Avokati: Kush të ndihmoi në vrasjen e Ramazanit?

Dumani: Informacion merrja nga Alibej, por kisha edhe Henrik Hoxhën, që dinte lëvizjet dhe makinat e Emiliano Ramazanit. Ne kishim informatore një instruktore palestre. Ajo na jepte informacion me telefon për lëvizjet e tij, kur ikte nga palestra.

Avokati: Kush e mori vendimin për vrasjen e Rigers Runajt?

Dumani: Erion Alibej e mori.

Avokati: Kur vendosët të vrisni Bujar Çelën dhe arsyeja?

Dumani: Ishte vendosur me herët. Ato ditë po shikonim ku rrinte Dine Çami. Si duket ai i kishte marrë masat. U vendos kur u vra shoku im i fëmijërisë Klevis Kapllani, më 15 shtator, në mos gaboj. Lija mjetet e punës tek shtëpia e tij, pasi e njihja mirë zonën. Më njoftoi Enver Diva se e kishin vrarë Kapllanin. Dola nga shtëpia e Arjan Spahiut dhe kam shkuar aty afër me Enverin dhe Xhixhën. Kaluam afër. E pamë makinën të qëlluar me plumba. Ikëm deri në rrogozhinë dhe kur u kthyem mora Alibeajn dhe i thamë se do e vrisja Bujar Çelën. Me 16 në darkë, mos gaboj, shtator, u bëmë gatim morëm 2 makinat që kishim në disponim, të dyja të vjedhura. Pritëm jashtë atë natë. Unë nuk kisha fjetur fare, që kur u vra Klevisi. Unë i dija lëvizjet e Bujarit. Nga Elio e dija se ku pinte kafe çdo ditë. Unë nuk i shkova tek shtepia, por afër qëndroi Enver Diva dhe Besian Xhixha. Unë nuk doja të afrohesha në zonë. U duk sikur ranë në sy dhe lëvizëm drejt Cërrikut. Unë ju thashe “ore ai do dali për kafe”. U kthyem dhe pasi furnizova mjetin me karburant shkuam dhe e gjetëm atje tek kafja.

Avokati: E ke njohur bashkëshorten e Xhulian Hoxhës?

Dumani: Po.

Avokati: Me çfarë komunikonit me Erionin dhe bashkeshorten e Xhulianit.

Dumani: Me sky.

I pandehuri Xhulian Hoxha: Më herët Dumani ka thënë që unë i kam shërbyer grupit Çapja. Kujt i kam shërbyer unë.

Dumani: Emër nuk di.

Hoxha: Po ku e di ti.

Dumani: Në fillim më ka thënë Erioni. Por më vonë më ka thënë edhe Suel Çela. Ai kishte një dokument, deklarim, që sipas tij i kishte shërbyer Çapjave.

Hoxha: Ti më ke parë vetë me sytë e tu?

Dumani: Jo, unë vetë jo. Nuk të kam takuar ndonjëherë. Çfarë më ka thënë Erioni dhe Sueli.

Hoxha: A jemi parë ndonjëherë?

Dumani: Po, jemi shkëmbyer tek pallati.

Hoxha: Ku i kisha kamerat tek shtepia.

Dumani: Tek dera e shtëpisë tënde kishte kamera.

Hoxha: Më ka parë me sytë e tij të marr lekë nga Alibeaj?

Dumani: Unë vete jo, por diskutoja me Alibeajn.

Lini një Përgjigje