TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Shkurt 2025, 14:49

Vdekja tragjike e 4-vjeçarit në Shkodër, prokuroria regjistron procedim penal

Shkruar nga Pamfleti

Vdekja tragjike e 4-vjeçarit në Shkodër, prokuroria

Një ngjarje e rëndë u regjistrua të shtunën në Shkodër. Një 4-vjeçar ndërroi jetë në spital, ndërsa në gjendje shumë të rëndë për jetën është motra e tij 7 vjeçe, e cila po trajtohet në Pediatrinë e QSUT-së në Tiranë. 

Prokuroria e Shkodrës ka regjistruar një procedim penal lidhur me vdekjen e një 4-vjeçarit në Shkodër. 

Pas ngjarjes, Prokuroria ka orientuar Policinë Gjyqësore në Komisariatin e Vaut të Dejës për të kryer veprimet e para hetimore. Materialet e procedurës janë referuar dhe hetimet do të vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.

"Në lidhje me 4-vjeçarin, që ka ndërruar jetë në Shkodër, Prokuroria ka orientuar shërbimet e Policisë Gjyqësore në Komisariatin e Vaut të Dejës për kryerjen e veprimeve të para hetimore.

Është referuar materiali procedurial penal dhe Prokuroria ka regjistruar procedimin penal dhe do vijojnë hetimet", njoftoi policia. 

Lini një Përgjigje