TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Shkurt 2025, 13:29

Pjesë e një organizate kriminale, arrestohet në Kavajë 43-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar 

Shkruar nga Pamfleti

Pjesë e një organizate kriminale, arrestohet në Kavajë

Një 43-vjeçar i shapllur në kërkim ndërkombëtar si pjesëtar i një organizate kriminale, është arrestuar në Kavajë. 

43-vjeçari Ervin Balliu, ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane pas një dënimi prej 7 vjetësh burgim nga Gjykata e Apelit të Torinos.

Ai ishte i përfshirë në një organizatë kriminale që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike. 

"Finalizohet operacioni policor i koduar “Seven”, për kapjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar.

I dënuar nga autoritetet italiane, me 7 vjet burgim, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 43-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar, Shërbimet Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe të Komisariatit të Policisë Kavajë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Seven”.

Gjatë këtij operacioni, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin shtetasi Ervin Balliu, 43 vjeç, banues në fshatin Gosë, Rrogozhinë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Torinos, Itali, me vendimin e datës 06.06.2023, e ka dënuar me 7 vjet burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, sipas Kodit Penal të Italisë.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali”, njofton policia.

Lini një Përgjigje