
I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, po dëshmon ditën e sotme në GJKKO lidhur me dosjen "Plumbi i Arte". Dumani deklaroi se vrau Bujar Çelën për t'u hakmarrë ndaj Talo Çelës.
Dumani: Vendimin për vrasjen e Rgurs Runajt e mori Erjon Alibej.
Cila është arsya për vrasjen e Bujar Çelës?
Dumani: Kisha folur me Henrikin për vrasjen e Çelës por ai nuk e bëri dot. Ne po ruanim Dine Çamin për ta vrarë. Por mesa duket kishte marrë masa. Kur u vra një shoku im Klevis Kapllani, shkova dhe vetë aty. Ne 16 shtator në mos gaboj në darkë 8-9. E dija shume mirë që e vrau Talo Çela. Me Kevisin flisja në sky.
Enver Diva me nisi sms me ze dhe me tha e paskan vrare Klevisin, unë në atë kohë rrija në Elbasan tek Arjan Spahiu.
Kur shkova për të vrarë Dinen i thashë Erjon Alibejt në telefon do e lemë këtë dhe do ikim të vrasim Bujar Çelën.
Lini një Përgjigje