TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Shkurt 2025, 11:32

Policia zbardh vrasjen e 67-vjeçarit në Kurbin: Shpallet në kërkim autori!

Shkruar nga Pamfleti

Policia zbardh vrasjen e 67-vjeçarit në Kurbin: Shpallet në

Policia e Kurbinit ka identifikuar autorin e dyshuar të vrasjes së 67-vjeçarit Dod Mamli...

Është identifikuar autori i vrasjes së 67-vjeçarit Dod Mamli, i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme me armë zjarri në rrugën e fshatit Vilëz, Zhejë, Kurbin.

Sipas policisë, në kërkim është shpallur autori Dashnor Tota. Mësohet se vrasja ka ndodhur për motive pronësie, pasi mes tyre ka pasur konflikt për një pronë që 67-vjeçari po ndërtonte.

“U bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasit D. T., i cili dyshohet se për motive pronësie, ka vrarë me armë zjarri pistoletë, shtetasin D. M. Shërbimet operacionale dhe ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë kanë vijuar përgjatë natës kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar, por dhe si pasojë e errësirës nuk u bë e mundur gjetja e tij”, njoftoi policia.

Pas ngjarjes, shërbimet operacionale dhe ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë kanë vijuar përgjatë natës kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar, por dhe si pasojë e errësirës nuk u bë e mundur gjetja e tij.

Në lidhje me ngjarjen u shoqëruan edhe disa persona, ndërsa kishte dyshime se ngjarja mund të lidhej edhe me motivet e hakmarrjes. Kjo për arsye se Dod Mamli është baba i dy personave të përfshirë në atë që njihet si masakra e Mamurrasit, ngjarje e ndodhur në vitin 2015.

Vendi ku u ekzekutua Mamli ishte malor dhe i thepisur. Për këtë arsye u deshën mbi 3 orë që atje të shkonte autoambulanca për ta marrë trupin e pajetë të tij. Siç duket autori ka përfituar si nga zona që nuk mbulohet me kamera dhe terreni i pyllëzuar që të largohej.

"Falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore të kryera në vendngjarje, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të vrasjes me armë zjarri, të 67-vjeçarit, në fshatin Vilëz, Zhejë, Kurbin.

Menjëherë pas njoftimit të marrë rreth orës 18:00 të datës 24.02.2025, se një shtetas ishte vrarë me armë zjarri në fshatin Vilëz, Zhejë, Kurbin, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje.

Për hetimin dhe zbardhjen e kësaj ngjarjeje u ngrit një grup i posaçëm hetimor dhe me specialistët e Drejtorisë së Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Në ndihmë të Policisë vendore shkuan katër grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, të kryera nga grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasit D. T., i cili dyshohet se për motive pronësie, ka vrarë me armë zjarri pistoletë, shtetasin D. M.

Shërbimet operacionale dhe ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë kanë vijuar përgjatë natës kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar, por dhe si pasojë e errësirës nuk u bë e mundur gjetja e tij. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në të gjithë zonën dhe po kryhen veprime të tjera hetimore me qëllim lokalizimi", njofton policia.

Lini një Përgjigje