TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Shkurt 2025, 12:33

Dosja "Plumbi i Artë"/ Nuredin Dumani përballet me Xhuljano Hoxhën në gjyq: I ke shërbyer grupit Çapja, ma ka thënë Suel Çela

Shkruar nga Pamfleti

Dosja "Plumbi i Artë"/ Nuredin Dumani përballet me Xhuljano

Në gjyqin e mbajtur në Gjykatën e Posaçme, i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka nxjerrë bashkëpunëtorët dhe ka treguar episodet kriminale, që ka kryer së bashku me ta.

Dumani u ballafaque në gjyq me Xhuljna Hoxhën, të cilit i tha se i ka shërbyer grupit Çapja në Elbasan.

Pjesa nga biseda në gjyq

Avokati: Nga momenti që ndërruat vendimmarrjen nga Dine Çami tek Bujar Çela iu ka ardhur ndonjë informacion nga Xhuljan Hoxha?

Nuredin Dumani: Jo nuk na ka sjellë.

Xhuljan Hoxha: Dumani ka deklaruar që unë i kam shërbyer grupit kriminal Çapja, kujt personi i kam shërbyer?

Nuredin Dumani: Emër nuk di. Kam folur me Suel Çelën në 2022, dhe ai kishte komplet dosjen. Dhe une e di nga Sueli këtë. Ndërsa ne fillim ma ka thënë Erion Alibej që ti i ke shërbyer Çapjave. Unë vetë nuk të kam parë dhe nuk e di i ke shërbyer Çapjave apo jo.

Xhuljan Hoxha: A më ka parë mua Dumani ndonjëherë të marr lekë unë nga Erion Alibej?

Nuredin Dumani: Jo.

nuredin dumani dosja plumbi i arte xhuljano hoxha

Lini një Përgjigje