TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Shkurt 2025, 13:44

U kapën me 10 kg lëndë narkotike në banesë, arrestohen dy vëllezërit Frati në Lezhë

Shkruar nga Pamfleti

U kapën me 10 kg lëndë narkotike në banesë, arrestohen

Dy vëllezër nga Lezha kanë rënë në prangat e policisë pasi posedonin lëndë narkotike, armë dhe municion luftarak.

Gjatë kontrollit në dy banesa në fshatin Skuraj, Arben Fratit dhe ⁠Levend Fratit iu gjetën në banesë rreth 10 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë zjarri pushkë, 85 kapsolla detonatore, 2 armë gjahu dhe municion luftarak.

Të dy vëllezërit janë arrestuar, ndërsa materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Lezhë, arrestohen në kuadër të operacionit “Hide out” shterasit:

* Arben Frati

* ⁠Levend Frati

DVP Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Hideout”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje.

Gjenden të fshehura në 2 banesa në fshatin Skuraj dhe sekuestrohen: rreth 10 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë zjarri pushkë, 85 kapsolla detonatore, 2 armë gjahu dhe municion luftarak.

Vihen në pranga 2 vëllezërit që i posedonin.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe me Komisariatin e Policisë Kurbin, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një rast në fushën e narkotikëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Hideout”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. F., 46 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, në fshatin Skuraj, Kurbin, u gjetën 9 kilogramë e 810 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe 1 armë gjahu, që ky shtetas e posedonte pa leje;

L. F., 52 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, në fshatin në fshatin Skuraj, Kurbin, u gjetën 1 armë zjarri pushkë, 85 kapsolla detonatore, 1 armë gjahu dhe një sasi municioni luftarak, të cilat ky shtetas i posedonte pa leje.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtyre dy shtetasve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje